Gjendet i mbytur 30-vjeçari në lumin Osum! Ishte larguar prej një jave nga banesa, ja çfarë dyshohet

Shqipëria

Gjendet i mbytur 30-vjeçari në lumin Osum! Ishte larguar prej një jave nga banesa, ja çfarë dyshohet

Më: 7 maj 2026 Në ora: 15:55
Viktima David Shehaj

Gjendet i mbytur në lumin Osum 30-vjeçari nga Berati, David Shehaj.

Ai ishte larguar nga banesa më 30 Prill dhe i ati kishte denoncuar në polici largimin e tij.

Pas informacioneve të marra nga banorë të zonës, të cilët kishin deklaruar se e kishin parë 30-vjeçarin duke u hedhur në lumë, autoritetet nisën kërkimet përgjatë rrjedhës së Osumit.

Në operacion u angazhuan strukturat e policisë së Beratit, si dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të repartit ushtarak në Poshnje.

Pas kërkimeve, trupi i tij i pajetë i 30-vjeçarit u gjet mesditën e sotme në fshatin Remanicë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat