"Muaji Prill shënon rekord pozitiv për turizmin shqiptar"/ Rama publikon shifrat

Shqipëria

"Muaji Prill shënon rekord pozitiv për turizmin shqiptar"/ Rama publikon shifrat

Më: 9 maj 2026 Në ora: 18:25
Tirana

Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale shprehet se muaji Prill ka shënuar një rekord pozitiv për turizmin shqiptar.

Në postimin e tij të shoqëruar me shifra konkrete, Rama shkruan se 891,414 vizitorë të huaj kanë vizituar Shqipërinë muajin e kaluar, një rritje prej +8.8% krahasuar me prillin e një viti më parë.

Referuar postimit të kreut të qeverisë, shtetet me rritjen më të lartë të numrit të turistëve janë Danimarka, Italia, Polonia, Franca, Kanadaja, Mbretëria e Bashkuar e deri te SHBA.

Sipas tij, të huajt po zgjedhin Shqipërinë për natyrën, kulturën, bregdetin dhe mikpritjen autentike.

Postimi i plotë:

Prilli 2026 shënoi një tjetër rekord pozitiv për turizmin shqiptar, me 891,414 vizitorë të huaj, një rritje prej +8.8% krahasuar me prillin 2025.

Nga Danimarka, Italia, Polonia, Franca, Kanadaja, Mbretëria e Bashkuar e deri te SHBA, gjithnjë e më shumë turistë po zgjedhin Shqipërinë për natyrën, kulturën, bregdetin dhe mikpritjen autentike.

+266.1% nga Lituania

+265.4% nga Danimarka

+81.1% nga Polonia

+52.5% nga Spanja

+37.3% nga Kanadaja

+28.7% nga SHBA

+25% nga Belgjika

+22.8% nga Franca

+20% rritje nga Italia

+11.2% nga Mbretëria e Bashkuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat