VLEN në FAO: Përfaqësim dinjitoz në konferencën më të madhe të OKB-së për bujqësi

Shqipëria

VLEN në FAO: Përfaqësim dinjitoz në konferencën më të madhe të OKB-së për bujqësi

Më: 12 maj 2026 Në ora: 18:43
Konferenca rajonale e FAO-s, konferenca më e madhe e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) për ushqim dhe bujqësi, që po mbahet në Taxhikistan.

Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Albrim Hoxha, është zgjedhur nënkryetar i Konferencës rajonale të FAO-s, konferenca më e madhe e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) për ushqim dhe bujqësi, që po mbahet në Taxhikistan.

Ky është një vlerësim për vendin dhe dëshmi se përfaqësimi serioz, profesional dhe dinjitoz i qeverisjes VLEN po vlerësohet edhe në forumet më të rëndësishme ndërkombëtare.
Për qeverisjen VLEN, bujqësia mbetet një nga shtyllat kryesore për zhvillimin e zonave rurale, mbështetjen e prodhuesve vendorë dhe krijimin e më shumë mundësive për qytetarët që jetojnë dhe punojnë nga toka e tyre.

Ky angazhim është në përputhje me vizionin programor të VLEN-it për punë, zhvillim ekonomik, mbështetje për prodhuesit vendorë dhe ndërtim të një shteti që krijon mundësi të barabarta për të gjithë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat