“Për të lypur rrugëve të Athinës”/ I dënuar për trafik fëmijësh, ekstradohet Mustafa Saliu

Shqipëria

“Për të lypur rrugëve të Athinës”/ I dënuar për trafik fëmijësh, ekstradohet Mustafa Saliu

Më: 14 maj 2026 Në ora: 12:51
Foto ilustrim

Interpol Tirana ka ekstraduar nga Greqia, shtetasin Mustafa Saliu, i cili është dënuar nga Gjykata e Durrësit, me 18 vjet burgim, për veprën penale “Trafikimi i fëmijëve”, nëpërmjet dhunës, kryer në bashkëpunim.

Gjatë periudhës 2001 – 2002, ky shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka trafikuar nga Shqipëria në Greqi, fëmijë të cilët janë shfrytëzuar për lypje, në rrugët e Athinës, nëpërmjet presionit dhe kontrollit.

Gjithashtu, u tranferua nga Gjermania, për të vuajtur dënimin në Shqipëri, shtetasi Florjan Musaj (Cojocareanu).

Ky  i dënuar me 8 vjet e 10 muaj burgim, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, të kryer në Gjermani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat