Zgjedhjet për kreun e PD/ Berisha ka 1 javë në dispozicion për fushatë, votat numërohen në qendrat e votimit. Zbardhet udhëzimi

Shqipëria

Zgjedhjet për kreun e PD/ Berisha ka 1 javë në dispozicion për fushatë, votat numërohen në qendrat e votimit. Zbardhet udhëzimi

Më: 16 maj 2026 Në ora: 21:04
Selia e PD

Partia Demokratike ka nisur fushatën për zgjedhjet e brendshme të Partisë Demokratike për kreun e ri, të cilat do të mbahen më 23 maj. 

Fushata këtë herë ka nisur në heshtje, teksa në garë është vetëm Sali Berisha, drejtuesi aktual i partisë. Ndryshe nga herët e tjera, ku votat numëroheshin në seli, këtë herë do të bëhen nëpër degë.

Komisioni i votimit dhe numërimit të votave do të përbëhet nga tre anëtarë, një nga nënkryetarët e degës ose kryetari dhe dy anëtarë të Kryesisë së degës së PD-së.

Në dokument shkruhet se të drejtën e votimit e ka çdo anëtar partie që ka emrin në listat e zgjedhësve.

Por përjashtim nuk do të kenë anëtarët e partisë që nuk kanë emrin në listë, pasi mund të votojnë duke treguar dokumentin origjinal të anëtarësisë së tyre në PD.

Sipas udhëzimit, anëtarët e Kryesisë dhe anëtarët e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike pritet të votojnë në qendrën që do të ngrihet në selinë blu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat