Ministri grek i Mbrojtjes vizitë nesër në Tiranë, axhenda: Nga takimi me Nufin, Ramën e Joanin, tek…

Shqipëria

Ministri grek i Mbrojtjes vizitë nesër në Tiranë, axhenda: Nga takimi me Nufin, Ramën e Joanin, tek…

Më: 24 maj 2026 Në ora: 13:56
Nikos Dendias,Edi Rama

Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Nikos Dendias, pritet të vizitojë Shqipërinë të hënën.

Sipas mediave, ardhja e tij ka në agjendë një vizitë në Ministrinë e Mbrojtjes, ku do të takohet me homologun e tij, Ermal Nufin.

Më pas, ai do të pritet nga kryeministri Edi Rama, ndërsa më tej do të zhvillohet një drekë pune në rezidencën kryeministrore.

Ndërkohë, pasdite Dendias do të takohet me Fortlumturinë e Tij, Kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Joanin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat