Kryetari i KMSH-së mesazh urimi për Bajram: Festë që na kujton vlerat e sakrificës

Shqipëria

Kryetari i KMSH-së mesazh urimi për Bajram: Festë që na kujton vlerat e sakrificës

Më: 26 maj 2026 Në ora: 09:25
Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, uroi të gjithë shqiptarët me rastin e festës së Kurban Bajramit, duke përcjellë mesazhe paqeje, mirësie, solidariteti dhe harmonie.

Ai theksoi se kjo festë kujton vlerat e sakrificës, përkushtimit ndaj Zotit dhe kujdesit për njëri-tjetrin, veçanërisht për familjet, të moshuarit dhe njerëzit në nevojë.

Gjithashtu, ai bëri thirrje për më shumë mirëkuptim.

Kështu duke uruar që kjo festë të sjellë begati, shëndet dhe gëzim në çdo familje shqiptare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat