“Puna e 10 viteve ka dhënë rezultat”/ Kos: Mbështesin punën e Shqipërisë për mbylljen e negociatave deri në vitin 2027

Shqipëria

“Puna e 10 viteve ka dhënë rezultat”/ Kos: Mbështesin punën e Shqipërisë për mbylljen e negociatave deri në vitin 2027

Më: 26 maj 2026 Në ora: 20:39
Marta Kos

Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Marta Kos, ka vlerësuar progresin e Shqipërisë në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Evropian, duke e cilësuar këtë moment si një hap të rëndësishëm në procesin e negociatave.

Ajo theksoi se, pas Malit të Zi, Shqipëria është vendi i dytë që ka arritur të përmbushë piketat e ndërmjetme në procesin e anëtarësimit, duke nënvizuar se puna e rreth një dekade ka dhënë rezultate konkrete.

Sipas saj, janë ndërmarrë hapa të rëndësishëm për forcimin e shtetit të së drejtës dhe funksionimin institucional, ndërsa veçoi ngritjen e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) si një institucion kyç dhe flamurtar në Shqipëri, i cili po jep rezultate dhe po rrit besueshmërinë në sistemin e drejtësisë.

Marta Kos gjithashtu theksoi se fuqia e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian duhet të ndihet drejtpërdrejt nga qytetarët, duke sjellë përfitime konkrete për shoqërinë.

"Jemi për të shënuar një hap të rëndësishëm të Shqipërisë për anëtarësimin ën BE, pas Malit të Zi, Shqipëria është vendi i dytë që ka arritur të plotësojë piketat e ndërmjetme. Puna juaj e 10 viteve ka rezultuar e suksesshme. Hapa përparimi janë hedhur që shqiptarët të kenë një shtet të rregullt. Kemi parë ngritjen e SPAK, që është institucioni flamurtar në Shqipëria, që mund të japë rezultate dhe mund të bëhet institucioni i besueshëm. Fuqia e anëtarësimit të BE duhet të ndjehet nga qytetarët e BE. Duke arritur këtë gur kilometrik, arritja e sotme çel një fazë të re për integrimin dhe bën të mundur që Shqipëria të heqë drejt rrugës për mbylljen e grupkapitujve., Do të vazhdojmë të mbështesim punën e Shqipërisë për mbylljen e negociatave deri në vitin 2027", tha Kos.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat