Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramin.
Krahas një fotoje me të shoqen, Berisha u ka uruar shqiptarëve mbarësi e shëndet në familjet e tyre dhe kombin shqiptar.
“Gëzuar Kurban Bajramin!
Miq, sot besimtarët musliman festojnë Kurban Bajramin. Le të urojmë nga zemra dhe t’i lutemi Krijuesit që çdo sakrificë tonën dhe të mbarë shqiptarëve ta pranojë dhe ta kthejë në mbarësi, gezime, shendet dhe sukses per ne, familjet tona dhe mbarë kombin shqiptar. Bajramin tjetër më mirë ta festojmë. Gëzuar!”, shkruan ai në Facebook.