U vra nga bashkëjetuesi në Mal të Zi, zbardhet identiteti i 36-vjeçares nga Lezha!

Shqipëria

U vra nga bashkëjetuesi në Mal të Zi, zbardhet identiteti i 36-vjeçares nga Lezha!

Më: 28 maj 2026 Në ora: 14:15
Dila Ndoj

36 vjeçarja shqiptare që u vra nga bashkëjetuesi i saj në Ulqin të Malit të Zi është identifikuar si Dila Ndoj nga Lezha.

E reja u vra nga 46-vjeçari nga Kosova Bashkim Gashi dhe më pas i vuri flakën shtëpisë në përpjekje për të fshehur gjurmët.

Ai është arrestuar nga pak pas ngjarjes, ndërsa policia vijon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj vrasjeje.

“Policia, në një kohë shumë të shkurtër, identifikoi dhe vuri nën kontroll një person i cili, siç dyshohet, gjatë natës kreu veprën penale të vrasjes së rëndë në kurriz të bashkëjetueses së tij, dhe më pas i vuri flakën në vend, në shtëpinë ku jetonin së bashku, në vendbanimin Kodre në Ulqin.

Departamenti i Sigurisë së Ulqinit u njoftua mbrëmë rreth orës 00:30 se kishte shpërthyer zjarr në një ndërtesë banimi, një shtëpi në vendbanimin Kodre. Zyrtarët e policisë shkuan menjëherë në vendngjarje ku u gjet trupi i pajetë i një personi të panjohur, i identifikuar më vonë si DN (36), shtetase e Shqipërisë”, thuhej në njoftimin e policisë malazeze.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat