“Ishim bashkë”/ Avokati i Metës tregon momentin kur ish-presidenti u njoftua për vdekjen e babait

Shqipëria

“Ishim bashkë”/ Avokati i Metës tregon momentin kur ish-presidenti u njoftua për vdekjen e babait

Më: 1 qershor 2026 Në ora: 13:39
Avokati i ish-presidentit, Ilir Meta, Kujtim Cakrani

Avokati i ish-presidentit, Ilir Meta, Kujtim Cakrani, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të babait të kryetarit të PL.

Cakrani tha se ishte bashkë me ish-presidentin në momentin kur meta u njoftua për ndarjen nga jeta të babait të tij. Avokati shprehu se ish-presidentit Meta iu mbushën sytë me lot, por e mbajti veten teksa shtoi se nuk do kishte patur dëshirë të mos ndodhej aty në atë moment të hidhur.

“Isha bashkë me Presidentin z. ilir Metaj në ambientet e paraburgimit “Jordan Misja” kur mësoi se i ati tij kishte ndërruar jetë.

Presidenti mbushi sytë me lot por e mbajti veten. Nuk do doja të isha prezentë në atë moment, por jeta dhe fati e solli që të isha prezentë.

Më la një shije shumë të hidhur që skam për ta harruar kurrë këtë moment. Gjithsesi ngushëllime Presidentit z. Ilir Metaj për humbjen e njeriut të dashur”, tha avokati Kujtim Cakrani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat