“Do të anulojmë çdo fluturim”, aeroporti i Brukselit bllokohet papritur, ja arsyeja

Shqipëria

“Do të anulojmë çdo fluturim”, aeroporti i Brukselit bllokohet papritur, ja arsyeja

Më: 2 qershor 2026 Në ora: 14:39
Foto ilustrim

Trafiku ajror në Belgjikë do të ndalet të martën nga ora 12:00 deri në orën 19:00.

Kjo për shkak të një greve të paparalajmëruar të kontrollorëve të trafikut ajror, tha aeroporti i Brukselit.

“Linjat ajrore do të duhet të anulojnë të gjitha fluturimet e planifikuara”, tha aeroporti.

Greva të ngjashme kanë shkaktuar më parë ndërprerje të aviacionit belg, veçanërisht një grevë e përgjithshme më 12 mars që anuloi fluturimet dhe preku deri në 95,000 udhëtarë me humbje të vlerësuara prej 9-12 milionë eurosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat