Task-forcë e re për sezonin veror, Sula porosi inspektorateve gjatë takimeve në Durrës

Shqipëria

Task-forcë e re për sezonin veror, Sula porosi inspektorateve gjatë takimeve në Durrës

Më: 3 qershor 2026 Në ora: 14:32
Dashnor Sula

Kryeinspektori i Përgjithshëm, Dashnor Sula, ka deklaruar sot nga Durrësi se një task-forcë e re dhe vëmendje e shtuar nga të gjithë inspektoratet do të garantojë një sezon të sigurt turistik.

Lidhur me operatorët turistikë, ai tha se inspektoriatet do të jenë në monitorim 24 orësh në terren dhe detyra e Inspektoratit të Përgjithshëm është kontrolli, koordinimi dhe mbikëqyrja e situatës në terren.

Një task-forcë e re do të ngrihet për bregdetin e Shqipërisë dhe më 11 qershor do të hapet dhe një platformë e re informuese sigurt.gov.al dhe linja e gjelbër telefonike që ëdo qytetar shqiptar mund të denoncojë çdo abuzim.

Sipas Sulës, nuk mjafton vetëm puna e inspektorateve, po dhe syri i qytetarëve.

Sula ishte në Durrës në një takim me inspektorët e ndryshëm rajonalë të IKMT, AKU, ISHTI, etj. duke e vënë theksin te korrektësia e tyre në zbatimin e ligjit dhe ushtrimin e detyrës, që inspektimi të mos jetë rutinor e abuziv, por korrekt e me standarde.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat