“Vendimi për Metën pas kafazit të xhamtë, i turpshëm”, avokati Cakrani: E krahasojnë me terroristë rusë dhe ukrainas

Shqipëria

“Vendimi për Metën pas kafazit të xhamtë, i turpshëm”, avokati Cakrani: E krahasojnë me terroristë rusë dhe ukrainas

Më: 5 qershor 2026 Në ora: 17:01
Kujtim Cakrani

Avokati i presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, Kujtim Cakrani, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Gjykatës së Posaçme që e detyron klientin e tij të qëndrojë në “kafazin e xhamtë” gjatë zhvillimit të procesit gjyqësor.

Në një prononcim për mediat, Cakrani e cilësoi këtë vendim si “të turpshëm” dhe tha se ai dëmton imazhin e drejtësisë shqiptare.

Sipas tij, ky është një nga ato vendime që e turpërojnë gjykatën. Ne e bëmë kërkesën tonë dhe gjykata e rrëzoi, duke iu referuar rasteve të një ukrainasi dhe një rusi. Ukrainasi akuzohej për 43 vrasje, ndërsa rusi për cenim të rendit kushtetues”, u shpreh Cakrani.

Avokati shtoi se, sipas tij, krahasimi i rastit të Metës me këto dy raste është i papranueshëm dhe bie ndesh me standardet e drejtësisë.

Gjykata, nëse krahason Metën me dy terroristë, atëherë problemi është i gjykatës. Më vjen turp që një gjykatë shqiptare me formim amerikan i referohet vendimeve të Rusisë”, deklaroi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat