Rindizet zjarri në venddepozitimin e mbetjeve urbane të qytetit të Vlorës, tymi dhe flaka mbulojnë zonë

Shqipëria

Rindizet zjarri në venddepozitimin e mbetjeve urbane të qytetit të Vlorës, tymi dhe flaka mbulojnë zonë

Më: 10 qershor 2026 Në ora: 21:56
Pamje nga vendi i ngjarjes

Rindizet sërish zjarri në venddepozitimin e mbetjeve urbane të qytetit të Vlorës.

Rreth orës 20:00 mbrëmjes së sotme, është konstatuar një vatër zjarri në zonën ku janë të depozituara mbetjet urbane të qytetit. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve.

Kujtojmë se mbetjet urbane të Vlorës kanë qenë shpesh burim shqetësimi si për shërbimin zjarrfikës, ashtu edhe për banorët e qytetit apo dhe turistët.

Herë pas here, zjarret në këtë zonë kanë shkaktuar çlirimin e sasive të mëdha të tymit toksik në atmosferë, duke krijuar rrezik për shëndetin publik dhe mjedisin.

Edhe pse mbetjet nuk depozitohen më në këtë vend, zona vijon të mbetet problematike dhe e rrezikuar nga zjarret, veçanërisht gjatë periudhave me temperatura të larta, siç ndodhi edhe sot.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat