Koçeku largohet nga PS, Dosti “shpërthen” me kritika – ngre dyshime për lëvizje të orkestruar

Shqipëria

Koçeku largohet nga PS, Dosti “shpërthen” me kritika – ngre dyshime për lëvizje të orkestruar

Nga: A.M Më: 15 qershor 2026 Në ora: 12:31
Marjana Koçeku

Pas njoftimit të papritur të deputetes Marjana Koçeku për largimin nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste dhe kalimin si deputete e pavarur, ka ardhur një reagim i fortë nga publicisti Adriatik Riza Dosti.

Në një reagim në Facebook, ai vë në pikëpyetje arsyet e këtij vendimi dhe e akuzon Koçekun për qëndrime të mëparshme politike që, sipas tij, përbëjnë “tradhti” ndaj kauzave dhe grupeve me të cilat ajo është angazhuar ndër vite, transmeton "Bota sot".

Dosti shprehet se ky veprim nuk është i rastësishëm, por e lidh atë me zhvillimet e fundit politike dhe me dinamikat brenda mazhorancës, duke ngritur dyshime se bëhet fjalë për një lëvizje të orkestruar.

Në vijim, ai i drejton deputetes një sërë pyetjesh dhe akuzash të drejtpërdrejta, duke e sfiduar mbi qëndrimet e saj të mëparshme dhe vendimet e fundit politike.

Shkrimi i plotë

Ja pse unë nuk të besoj ty, Marjana Koçeku.

Thjesht fare... se ai që të tradhton një herë do të vazhdojë të të tradhtojë deri sa të jetë gjallë.
Dhe ti e ke bërë këtë disa herë.

Tradhtove protestën studentore në 2018 dhe ju bashkove PS-së së Ramës.
Si shpërblim më pas ata të bënë deputete të tyre.

Më pas tradhtove Thethin dhe banorët e tij... madje ju ktheve krahët edhe njerëzve të tu e i dole në krah Ramës.

Tani po tradhton edhe partinë tënde duke e “braktisur” atë dhe tani po del si deputete “e pavarur”, pasi sheh se të janë shkelur idealet e tua (???).

O njerëz, mos u bëni naivë e mos u besoni përrallave të tilla, se janë jo vetëm të pista, por veçmas edhe të poshtra e neveritëse.

Të jeni mëse të sigurt se në atë parti, deputete e së cilës ishte deri dje Marjana... parti së cilës ia ka vënë shkelmin në fyt Rama... nuk guxon kush të rebelohet kësisoj si neomalsorja Marjana.

Madje nuk guxon dot askush qoftë edhe të shkojë e të bëjë shurrën pa lejen e Ramës.

Shembullin e keni fare të freskët... e patë se ç’i bënë “rebelimit” të Elizës... madje Rama vetë i pari e linçoi deri edhe te pjesëtarët e familjes.

Ndaj dhe ju siguroj se gjithçka është lojë e pistë e vetë Ramës i pari... për ta përdorur ish-deputeten e tij “të pavarur” si kalë Troje për të përçarë protestën e protestuesve që prej 15 ditësh po e tmerrojnë Ramën dhe bandën e tij kriminale në pushtet.

Dhe Marjana ka tashmë goxha përvojë për përçarje të tilla që aq fort i ka për zemër anti-shqiptari Rama.

Të pyes publikisht, Marjana:
A voton dot pro ti në parlament ndaj kërkesës së dytë të SPAK për arrestimin e kryehajdutes B. Balluku?

A del dot në foltoren e improvizuar të kësaj proteste ti e të thuash me kurajo qytetare se pse realisht ai popull është në shesh e në protestë prej më shumë se dy javësh dhe pse po kërkon me ngulm dorëheqjen e Ramës?

A bërtet dot në atë protestë ti, Marjana... “Rama ik”, “dorëheqje – dorëheqje”, “Rama në burg e Balluku në burg”, “ju erdhi fundi”, “Shqipëria e shqiptarëve”, “vdekje tradhtarëve”, etj. etj.?

Se për të bërtitur “Berisha në burg” e “fajin e ka opozita”, jam mëse i sigurt se jo që bërtet, por ulërin sa ke në kokë.

A bëhesh dot vërtet popull ti, Marjana... se anëtare e asaj partie antipopull e deputete e po asaj partie e di fort mirë që je... ani pse që nga sot e mbrapa ke vendosur (apo më saktë kanë vendosur të tjerët për ty) që ta braktisësh partinë tënde-mëmë e të dalësh si e pavarur?

Ishe mirë te dhitë, o Marjana... po ato ç’patën që i tradhtove?

Qofsha i gabuar... por vështirë se gaboj kollaj në të tilla raste, pasi rracën tuaj perverse e të poshtër e njoh fort mirë prej dekadash, o Marjana.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat