Ksamil/ Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton dy turistë ukrainas

Shqipëria

Ksamil/ Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton dy turistë ukrainas

Më: 20 qershor 2026 Në ora: 16:43
Foto nga vendi i ngjarjes

Shërbimet e Njësisë Speciale Delta, të planizuara me shërbim në mbështetje të Komisariatit të Policisë Kufitare Sarandë, kanë ndërhyrë me profesionalizëm dhe në kohë për t’i ardhur në ndihmë dy turistëve ukrainas, të cilët rrezikuan jetën në det për shkak të përkeqësimit të motit.

Gjatë patrullimit në zonën e Ksamilit, efektivët konstatuan një mjet lundrues tip skaf, i marrë me qira nga turistët, që po fundosej si pasojë e erërave të forta dhe kushteve të rënduara atmosferike.

Në bord ndodheshin dy shtetas ukrainas.

Menjëherë, efektivët e Njësisë Speciale Delta ndërhynë duke bërë të mundur shpëtimin e dy turistëve, të cilët fatmirësisht janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat