Tragjike në Elbasan: I moshuari i hedh benzinë gruas dhe ia vë flakën

Shqipëria

Tragjike në Elbasan: I moshuari i hedh benzinë gruas dhe ia vë flakën

Më: 23 qershor 2026 Në ora: 13:22
Fotoilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Karakavec të Përrenjasit Elbasan, ku policia ka arrestuar një 69-vjeçar të dyshuar për dhunë ekstreme në familje.

Sipas policisë, Gani Danga dyshohet se për motive të dobëta ka lyer me benzinë bashkëshorten e tij 67-vjeçare dhe i ka vënë flakën.

Ajo është transportuar në spital ku po merr mjekim dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas informacioneve të siguruara nga Top Channel, Bruna Kërçyku, Danga e dhunonte prej kohësh bashkëshorten e tij, ndërsa kjo e fundit kishte marrë urdhër mbrojtjeje

Materialet i janë referuar prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat