Beqaj në gjyq jashtë kafazit të qelqtë/ ‘Sterilizimi’, shtyhet seanca në GJKKO ndaj ish-ministrit

Shqipëria

Beqaj në gjyq jashtë kafazit të qelqtë/ ‘Sterilizimi’, shtyhet seanca në GJKKO ndaj ish-ministrit

Më: 23 qershor 2026 Në ora: 14:31
Ilir Beqaj

Zhvillohet në GJKKO procesi gjyqësor në ngarkim të ish ministrit të shëndetësisë Ilir Beqaj.

Ashtu sic shihet në pamjet e siguruara nga ABC Neës, ish ministri ndodhet në seancë krah mbrojtësit ligjor, jashta kafazit të qelqtë.

“Ne kemi mundur vetëm dje që të zotërojmë kopjen e materialit 93 faqe të përgatitur nga mbrojtja e Ilir Beqaj. Ka qenë e pamundur të bëjmë një lexim të këtij materiali, për këtë arsye kërkojmë kohë të mbajmë qendrim përfundimtar lidhur me kërkesat e paraqitura nga Beqaj. Kërkojmë shtyrje të seancës.” u shpreh prokurori i posacë.

Kërkesë për të cilën u ra dakord edhe nga avokati Yzeiraj, duke sjellë kështu shtyrjen e seancës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat