“Arresto Ballukun!”- Ironia therëse e protestuesve me pankartat: Burri shtetit jep dorëheqje, hajduti i shtetit, justifikohet

Shqipëria

“Arresto Ballukun!”- Ironia therëse e protestuesve me pankartat: Burri shtetit jep dorëheqje, hajduti i shtetit, justifikohet

Më: 23 qershor 2026 Në ora: 20:50
Pankarta nga protesta

Pankartat me mesazhe politike dhe ironike kanë qenë pjesë edhe të  protestës së 24-të radhazi para Kryeministrisë.

Qytetarët kanë zgjedhur të përcjellin mesazhet e tyre përmes shkrimeve në pankarta, ku kanë drejtuar kritika ndaj qeverisë, politikës dhe institucioneve të drejtësisë.

Ndër pankartat e shfaqura në protestë ishin: “SPAK, arresto Ballukun”, “Nga karrigia në qeli: koha për drejtësi”, “Rama n’burg, Berisha n’burg”.

Image
Pankarta nga protesta

Po ashtu, një pankart i dedikohej kryeministrit Rama, të cilin e kishin krahasuar me kryeministrin britanik, i cili dha dorëheqjen nga detyra, pas krizës politike në partinë e tij.

“Burrë shteti dorëhiqet, hajdut shteti justifikohet”, thuhej në të.

Image
Pankarta nga protesta

Një tjetër pankartë ironizonte marrëdhëniet mes figurave politike, ndërsa shkruhej:
“Të puth halla në dy faqet o Rama, një përputhje, shumë interesa!”, e shoqëruar me një ilustrim të Sali Berishës, Belinda Balluku dhe Edi Ramës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat