Disa protestojnë, të tjerë luajnë/ Rama publikon videon: Tirana, pamje europiane e lirive të barabarta

Shqipëria

Disa protestojnë, të tjerë luajnë/ Rama publikon videon: Tirana, pamje europiane e lirive të barabarta

Më: 1 korrik 2026 Në ora: 08:21
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video, ku shihen dy paralele të ndryshme, një pjesë e qytetarëve që protestojnë dhe një tjetër që luan volejboll në Tiranë.

Përmes postimit të tij, Rama e cilëson këtë si një “pamje europiane të lirive të barabarta”, duke theksuar se secili zgjedh mënyrën se si e kalon kohën e lirë.

Postimi: 

“MIRËMËNGJES dhe me këtë pamje europiane të Tiranës së lirive të barabarta e shijeve të ndryshme për kohën e lirë, ju uroj një ditë të paqtë“.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat