Mrekulli në Vlorë: 19-vjeçari pëson arrest kardiak në det, ndërhyrja e shpejtë ia shpëton jetën

Shqipëria

Mrekulli në Vlorë: 19-vjeçari pëson arrest kardiak në det, ndërhyrja e shpejtë ia shpëton jetën

Më: 5 korrik 2026 Në ora: 13:54
Fotoilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e kësaj të diele pranë zonës së Plazhit të Vjetër në Vlorë.

Një 19-vjeçar ka rrezikuar të humbasë jetën në det.

Sipas raportimeve të Euronews.al, i riu ka pësuar arrest kardiak, ndërsa ndërhyrja e menjëhershme e ekipit mjekësor dhe të emergjencës në vendngjarje ka bërë të mundur rikthimin e tij në jetë.

Pas stabilizimit fillestar, 19-vjeçari është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, ku po merr trajtim të specializuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat