Zjarri në një sipërfaqe me ullishte në Drizë të Fierit, pritet ndërhyrja nga ajri

Shqipëria

Zjarri në një sipërfaqe me ullishte në Drizë të Fierit, pritet ndërhyrja nga ajri

Më: 5 korrik 2026 Në ora: 14:32
Foto nga vendi i ngjarjes

Pritet ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve në një ullishte në Drizë të Fierit.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet zjarrfikëse të Fierit, Roskovecit dhe Patosit.

Operacionit i janë bashkuar edhe banorët e zonës, të cilët po ndihmojnë zjarrfikësit me mjete rrethanore.

Për shkak të erës së fortë, flakët po avancojnë në drejtim të depove të ujësjellësit që furnizojnë me ujë të pijshëm qytetin e Fierit dhe zonën industriale, duke rritur shqetësimin për përhapjen e mëtejshme të zjarrit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat