Plagosje në Shëngjin, një person goditet me thikë

Shqipëria

Plagosje në Shëngjin, një person goditet me thikë

Më: 9 korrik 2026 Në ora: 17:27
Ilustrim

Një person ka mbetur i plagosur pas një incidenti me thikë që ka ndodhur këtë të mërkurë në Shëngjin.

Sipas informacioneve të para, i lënduari është goditur me mjet prerës dhe është transportuar për të marrë ndihmë mjekësore. Deri më tani nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

Forcat e policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të incidentit.

Ende nuk janë bërë të ditura motivet e ngjarjes, ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit, nëse ai është larguar nga vendngjarja.

Pritet që policia të dalë me një njoftim zyrtar me më shumë detaje lidhur me këtë ngjarje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat