Përfundon protesta e 44-të, qytetarët: Nesër më shumë! Ju erdhi fundi!

Shqipëria

Përfundon protesta e 44-të, qytetarët: Nesër më shumë! Ju erdhi fundi!

Më: 13 korrik 2026 Në ora: 07:44 Përditësuar në ora: 22:39 më 13.07.2026
Pamje nga protesta

Përfundon protesta e 44-të dhe marshimi kilometrik në Tiranë, qytetarët para Kryeministrisë: Nesër më shumë! Ju erdhi fundi!

Është mbyllur protesta e 44-të radhazi e qytetarëve që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë.

Pas disa orësh qëndrimi para Kryeministrisë dhe marshimit kilometrik në rrugët e Tiranës, protestuesit janë rikthyer sërish para godinës së qeverisë, ku kanë përsëritur thirrjet e tyre kundër kryeministrit.

“Rama jep dorëheqjen!”, “Ju erdhi fundi!” dhe “Shqipëria kërkon revolucion!” kanë qenë disa prej thirrjeve të dëgjuara në përfundim të tubimit.

Qytetarët kanë deklaruar se protesta do të vijojë edhe ditën e nesërme, duke përsëritur mesazhin: “Nesër më shumë!”.

“Rama Spak you!”/ Protestuesit mbushin plot rrugët e Tiranës, thirrje në kor: Parlamenti i krimit

Protestuesit kanë mbushur rrugët e Tiranës, ndërsa marshojnë prej disa minutash në bulevardin Gjergj Fishta dhe jo vetëm, duke hedhur thirrje kundër qeverisë.

Në kor, pjesëmarrësit kanë brohoritur “Rama SPAK you!”, ndërsa një tjetër thirrje e përsëritur prej tyre ka qenë “Parlamenti i krimit”.

Protesta vijon prej 44 ditësh para Kryeministrisë, ku qytetarë dhe aktivistë kërkojnë dorëheqjen e Ramës.

“Nesër më shumë!”/ Protestuesit mbyllin fjalimet para Kryeministrisë dhe nisin marshimin në Bulevard

Protestuesit kanë përmbyllur fjalimet e mbajtura para Kryeministrisë në ditën e 44-të të protestës, duke përsëritur thirrjen se do të rikthehen sërish në shesh.

Në përfundim të tubimit, pjesëmarrësit brohoritën “Nesër më shumë!”, duke theksuar se protesta do të vijojë edhe në ditët në vijim.

Pas mbylljes së fjalimeve, protestuesit nisën marshimin përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, duke vijuar manifestimin e tyre me thirrje dhe pankarta kundër qeverisë.

Organizatorët kanë bërë të ditur se protestat do të vazhdojnë deri në realizimin e kërkesave të tyre.

“Nesër më shumë!”/ Protestuesit mbyllin fjalimet para Kryeministrisë dhe nisin marshimin në Bulevard

Protestuesit kanë përmbyllur fjalimet e mbajtura para Kryeministrisë në ditën e 44-të të protestës, duke përsëritur thirrjen se do të rikthehen sërish në shesh.

Në përfundim të tubimit, pjesëmarrësit brohoritën “Nesër më shumë!”, duke theksuar se protesta do të vijojë edhe në ditët në vijim.

Pas mbylljes së fjalimeve, protestuesit nisën marshimin përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, duke vijuar manifestimin e tyre me thirrje dhe pankarta kundër qeverisë.

Organizatorët kanë bërë të ditur se protestat do të vazhdojnë deri në realizimin e kërkesave të tyre.

Osman Stafa: QSUT kërkon donacione për aparatura, qeveria jep 4 miliardë lekë për koncertin privat!

Gazetari Osman Stafa ka kritikuar në protestën para Kryeministrisë financimin e koncertit të Kanye West, ndërkohë që QSUT kërkon donacione për aparatura.

Gazetari tha se ka publikuar një denoncim, ku Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” po kërkon donacione për pajisje mjekësore, ndërsa qeveria ka akorduar fonde për koncertin.

“Nga njëra anë, shteti shqiptar i jep 4 miliardë lekë për një koncert privat të një këngëtari, dhe nga ana tjetër, Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” nxjerr shkresa ku tregohet mungesa e aparaturave mjekësore dhe e pajisjeve mjekësore”, tha ai.

Sipas tij, në shkresat e QSUT-së përmenden mungesa të respiratorëve, defibrilatorëve, shiringave elektrike, aparaturave EKG dhe pajisjeve të tjera bazë.

Osman Stafa: Sot kam publikuar një denoncim, për të cilin them se është absurditeti më i madh që mund t’i ndodhë një kombi. Nga njëra anë, shteti shqiptar i jep 4 miliardë lekë për një koncert privat të një këngëtari, dhe nga ana tjetër, Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” nxjerr shkresa ku tregohet mungesa e aparaturave mjekësore dhe e pajisjeve mjekësore.

Kërkojnë donacione nga qytetarët, nga kompanitë, nga njerëzit, sepse nuk kanë para për të blerë pajisje, ndërsa një shtet, i cili merr paratë tona, i çon për koncertin privat të një këngëtari të huaj. E kam thënë, shëndetësia nuk ka kurrë dhe nuk duhet të ketë kurrë politikë, sepse aty bëhet fjalë për jetën, për trajtimin, për kurimin, për shërimin e njerëzve.

Por të arrihet në një vend ku nga QSUT kërkohen respiratorë, defibrilatorë, shiringa elektrike, EKG dhe pajisje të tjera elementare, duke kërkuar donacione nga ju, sepse shteti ynë nuk ka para. Sepse paratë, 4 miliardë lekë, janë për koncertin privat.

I riu nga protesta para Kryeministrisë: 4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, Shqipëria s’ka avionë për shuarjen e zjarreve

Një i ri që mori pjesë në protestën e 44-të para Kryeministrisë ka kritikuar qeverinë për mënyrën e përdorimit të fondeve publike, duke iu referuar shumës prej 4.2 milionë eurosh të shpenzuara për organizimin e koncertit të Kanye West. Sipas tij, ndërkohë që vendi përballet me zjarre gjatë sezonit veror, mungojnë investimet në pajisje dhe kapacitete për përballimin e emergjencave. Protestuesi akuzoi qeverinë se reagon ndaj kritikave duke sulmuar protestuesit.

Në fund të fjalës së tij, i riu iu referua edhe deklaratave të kryeministrit për ndikimin ekonomik të koncertit.

“Rama dhe ‘gonxhet’ e tij thanë se nga këta 30 mijë njerëz do të gjeneroheshin miliona euro”, deklaroi protestuesi.

“Ne ia dolëm, koncertin e bëmë. 4.2 mld të shqiptarëve i dhamë për biletat për patronazhistët. Tani në këtë sezon zjarresh, nuk kemi një avion për shuarje zjarresh. A do të ndjejë turp Rama që 4.2 mln eurot nuk shkojnë për shqiptarët?! Ne nuk kemi as ata qëntë e kërkimeve kur bien tërmetet. Gjëja e parë që bëjnë ata të qeverisë është që të përbuzin se po i shqetësojmë se po vjedhin. Rama dhe gonxhet e tij tha se nga këta 30 mijë njerëz do të gjeneronin mln euro.”, tha ai.

“Qytetarët dhe rinia janë ngritur për të shporrur këtë regjim” – Andi Tepelena nga protesta: Rinia dhe diaspora do marrin fatet e vendit në dorë!

Protesta ka marshuar drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ku kanë nisur edhe fjalimet e para përpara godinës së Kryeministrisë.

Mes folësve të parë, aktivisti Andi Tepelena i është drejtuar turmës së madhe të qytetarëve, duke theksuar se gjatë këtij muaji qëndrese ka lindur një shpresë e madhe për të përfunduar misionin e nisur që në vitin 1991 për rrëzimin e plotë të këtij sistemi.

Tepelena vuri theksin te rëndësia e rinisë brenda dhe jashtë vendit, si dhe te mbështetja e rëndësishme që po vjen nga faktori ndërkombëtar, specifikisht nga Gjermania.

“Ka një muaj që ka lindur një shpresë e madhe. Qytetarët dhe rinia janë ngritur për të shporrur këtë regjim, aty ku e lamë në vitin 1991. Janë këta të rinj që jetojnë këtu, në diasporë, që mezi presin të çlirohen nga ky sistem korruptiv, të rrëzohet kjo kastë korruptive që po mban peng zhvillimin e vendit. Shqipëria është e mbushur me talente. Me njerëz të talentuar në çdo fushë dhe janë ata që do marrin fatet e vendit në dorë. Sot Gjermania është në krah të shqiptarëve. Për herë të dytë ambasadori gjerman në Shqipëri ka riafirmuar rëndësinë e protestës si e drejtë demokratike”, deklaroi Tepelena në fjalën e tij.

Protestuesi nga Bulevardi: Bojkotoni pushimet, bashkohuni me ne në shesh

Aktivisti Edison Lika nga tubimi i 44-të para Kryeministrisë u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos largohen me pushime këtë verë, por t’i bashkohen protestës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Ai u shpreh se për 44 ditë qytetarët kanë përcjellë mesazhin se kërkojnë më shumë drejtësi, punë dhe një të ardhme më të mirë në vend.

Ai theksoi se qëllimi i protestës, sipas tij, është krijimi i kushteve që shqiptarët të mos detyrohen të largohen nga vendi. Në fjalën e tij, protestuesi bëri thirrje për bojkotimin e pushimeve dhe pjesëmarrje më të madhe në protestë. “Për 44 ditë ju i keni thënë kësaj qeverise se nuk doni vjedhje, doni paqe dhe më shumë punë.

Mbi të gjitha për 44 ditë, ky sheshi ka treguar se i do vëllezërit dhe familjarët e tyre në Shqipëri. Ne nuk duam që të largohemi. Duam që të ndërtojmë të ardhmen tonë në Shqipëri. Jemi këtu për një Shqipëri të re. Për shqiptarët këtë vit nuk do të ketë pushime. Pushimet do të bëhen në bulevardin Dëshmorët e Kombit. Ndaj do të bëni pushime pjesën tjetër të jetës, por këtë vit, ju bëj thirrje; bojkotoni pushimet!”, tha ai.

Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës/ Profesori Lush Susaj: Shoqëria duhet të kalojë në pluralizëm real. Protesta, bashkim kombëtar!

Profesori Lush Susaj ka reaguar nga protesta e 44-të e zhvilluar kundër kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si një zhvillim të rëndësishëm shoqëror dhe politik. Susaj u shpreh se kjo protestë ndryshon nga protestat e mëparshme, duke e vlerësuar si një shprehje të një faze tjetër të ndërgjegjësimit shoqëror.

Profesori kritikoi ata që, sipas tij, pengojnë zhvillimin e protestës, duke kërkuar që shoqëria shqiptare të ecë drejt një pluralizmi më të vërtetë dhe një demokracie funksionale. Ai theksoi se pa një ndryshim në mënyrën e funksionimit të shoqërisë dhe politikës, Shqipëria nuk mund të arrijë një stabilitet afatgjatë.

Duke folur për tubimin e radhës, Susaj e cilësoi protestën si një moment bashkimi. “Kjo është ngjarja më e bukur. Protestën e parë e shkarravitën, e degjeneruar në 2018-2019, ndërsa kjo është ndryshe, Këto janë stade shoqërore të tjera. Turpi i mbuloftë ata shqipfolësa që pengojnë protestën. Duhet shoqëria të kalojë në pluralizëm real dhe demokraci. Ne kurrë nuk do të jemi mjedis shoqëror e politik i qëndrueshëm. Këtë protestë e shoh si bashkim kombëtar!”, tha ai.

“Kemi një kryeministër dhe parlament komplet kundër ligjit”, pensionisti në protestë: 70% e popullit janë të vjedhur!

Mes qytetarëve të mbledhur në sheshin “Skënderbej” në ditën e 44-të të revoltës, zëri i pensionistëve ka qenë ndër më të ashprit kundër politikave të qeverisë.

Në një prononcim të mbushur me revoltë për mikrofonin e News24, një i moshuar ka hedhur akuza të rënda ndaj mazhorancës dhe kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se shteti po i vjedh hapur qytetarët përmes ligjeve të tij.

“Jam pensionist dhe më kanë vjedhur! Kanë bërë një antiligj që është hajdut për qytetarët. 70% e popullit janë të vjedhur sot. Kemi një kryeministër, një parlament dhe një shtet që janë komplet kundër ligjit! Ky shtet kriminal, ky parlament i sotëm është hapur kundër qytetarëve dhe kundër ligjit!” u shpreh ai.

---

Sot protesta qytetare hyn në ditën e saj të 44-t, duke u kthyer në një nga lëvizjet më të gjata qytetare që ka njohur Shqipëria në vitet e fundit.

Për 44 ditë me radhë, qytetarët janë mbledhur çdo mbrëmje para Kryeministrisë me të njëjtat thirrje që dëgjohen që prej ditës së parë:

“Rama në burg, Berisha në burg”, “Rama jep dorëheqjen” dhe “Shqipëri e Re”.

Edhe mbrëmjen e djeshme, si në 43 ditët e tjera, pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshuan në rrugët e Tiranës, ndaluan para Kuvendit dhe më pas përpara selisë së Partisë Demokratike, ku brohoritën “Opozitë e shitur”.

Kështu duke akuzuar opozitën se është bërë pjesë e të njëjtit sistem që qytetarët kërkojnë të rrëzojnë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat