Aksident i rëndë në Lushnje, furgoni përplas mjetin bujqësor, një i plagosur

Shqipëria

Aksident i rëndë në Lushnje, furgoni përplas mjetin bujqësor, një i plagosur

Më: 22 korrik 2026 Në ora: 10:06
Fotoilustrim

Një aksident i rëndë është shënuar këtë të mërkurë në afërsi të Rrethrrotullimit të Çermës në autostradën Rrogozhinë-Lushnje.

Një furgon mallrash ka goditur nga pas një mjet bujqësor, i cili drejtohej nga shtetasi Ajet Kullolli, 50 vjeç.

Përplasja ka qenë e fortë, ndërsa i plagosuri është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.

Policia e qarkullimit rrugor po punon për dokumentimin dhe zbardhjen e rrethanave në të cilat ka ndodhur aksidenti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat