Mbyllet protesta, shqiptarët kundër kryeministrit: Edi Rama jepe dorëheqjen, ju erdhi fundi

Shqipëria

Mbyllet protesta, shqiptarët kundër kryeministrit: Edi Rama jepe dorëheqjen, ju erdhi fundi

Më: 24 korrik 2026 Në ora: 07:48 Përditësuar në ora: 23:06 më 24.07.2026
Pamje nga protesta në Tiranë

55 ditë revoltë! Mbyllet protesta, shqiptarët kundër kryeministrit

Pas një marshimi në rrugët e Tiranës është mbyllur edhe protesta e 55 e qytetarëve të cilët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë së tij.

Edhe sot qytetarët kanë përsëritur sloganet: “Edi Rama ka maru”, “Shqipëri e re”, “Rama jepe dorëheqjen”, “qeveri e krimit!”, “Edi Rama jepe dorëheqjen”.

Dita e sotme ishte me pjesëmarrje masive të qytetarëve të cilët theksuan se nuk do të ndalen dhe se revolta do të vazhdojë deri në largimin e kryeministrit.

Fjala e mbajtur e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e sotme, (24 korrik 2026)  të zgjeruar të grupit parlamentar të PS dhe kabinetit qeveritar, ka shtuar edhe më shumë revoltën e shqiptarëve, të cilët nga sheshi para Kryeministrisë në protestën e 55 dhanë një mesazh të qartë: “Nuk ua japin besën Edi Ramën. Kërkesa për dorëheqjen është e panegociueshme”.

Në përfundim të mbylljes së protestës, aktivisti bëri thirrje që në çdo datë që do të ketë seancë në Kuvend, qytetarët të organizohen për protestë.

“Futuni te faqja e Parlamentit, për të qenë koherent për çdo datë, Sa herë të ketë parlament të jemi aty”, u shpreh aktivisti Visuar Dalipi.

Protestuesit mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të Ramës: Ndryshim sistemi

Protesta e 55-të kundër qeverisë vijon me një marshim të gjatë në rrugët kryesore të Tiranës, ku mijëra qytetarë ecën nga bulevardi përpara Kryeministrisë drejt disa prej akseve më të frekuentuara të kryeqytetit.

Kolona e protestuesve u drejtua fillimisht nga zona e Shallvareve, për të vijuar më pas përgjatë bulevardit në drejtim të Pallateve Agimi. Më tej, marshimi kaloi përgjatë segmentit pranë Lanës, duke përshkuar zonat e “Sami Frashërit”, ish-Ekspozitës dhe “Vasil Shantos”.

Gjatë gjithë itinerarit, pjesëmarrësit brohoritën slogane kundër qeverisë dhe kërkuan ndryshim politik. Mes thirrjeve më të dëgjuara ishin: “Ndryshim sistemi”, “Arrestoni Ramën”, “Shqipëria kërkon revolucion” dhe “Edi Rama, jep dorëheqjen”.

Protestuesit deklaruan se do të vijojnë mobilizimin edhe në ditët në vijim, me kërkesën për ndryshim të qeverisjes dhe mbajtjen e përgjegjësisë politike.

Fjalimi i kryeministrit shton zemërimin e qytetarëve, mesash të prerë: Nuk ka besë me Ramën, dorëheqje e panegociueshme

Pjesëmarrje masive e qytetarëve në protestën e 55 kundër kryeministrit Edi Rama.

Fjala e mbajtur e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e sotme të zgjeruar të grupit parlamentar të PS dhe kabinetit qeveritar, ka shtuar edhe më shumë revoltën.

Qytetarët u shprehën të qartë se nuk mund t’i jepet “Besa” një njeriu që e ka shkelur atë.

“Nuk ka besë me Ramën”, ka qenë ky mesazhi i qartë i qytetarëve ndërsa kanë theksuar se kërkesa për dorëheqjen e tij është e panegociueshme.

Ambulanca kalon në bulevard, protestuesit lirojnë menjëherë rrugën dhe duartrokasin

Në një moment ndërsa qytetarët po vijonin marshimin e tyre u dëgjua një ambulancë që kërkonte të kalonte me urgjencë.

Protestuesit menjëherë kanë janë angazhuar dhe kanë liruar rrugën për të kaluar ambulanca.

Ndërkohë , shihet një pjesëmarrje masive në ditën e 55 të protestë kundër kryeministrit Edi Rama.

Shqiptarët kanë dhënë mesazh të qartë se nuk heqin dorë nga rezistenca dëri në largimin e kryeministrit.

Qëndresë, revoltë 55 ditë/ Shqiptarët nuk ndalen, marshim në rrugët e Tiranës, jehon thirrja: Arrestoni Ramën

Një pjesëmarrje masive në ditën e 55 të protestë kundër kryeministrit Edi Rama.

Shqiptarët kanë dhënë mesazh të qartë se nuk heqin dorë nga rezistenca dëri në largimin e kryeministrit.

Pas fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit po vijojnë marshimet në rrugët e Tiranës ku jehojnë thirrjet “Arrestoni Ramën”.

Pas fjalimeve dhe mesazheve para Kryeministrisë, nis marshimi në rrugët e Tiranës

Pas fjalimeve dhe mesazhe para Kryeministrisë, nis marshimi në rrugët e Tiranës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës .

Rezistenca qytetare është në ditën e saj të 55-të, duke u renditur ndër protestat më të gjata të zhvilluara në 35 vitet e pluralizmit në Shqipëri.

Kërkesa kryesore mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, të cilën pjesëmarrësit e cilësojnë si të panegociueshme.

Për 55 net me radhë, mijëra qytetarë janë mbledhur përpara Kryeministrisë dhe më pas kanë zhvilluar marshime në rrugët e Tiranës.

Protestuesi: Të bashkuar jemi tmerri i sistemit të korruptuar. Mos u ndalni, qëndresë për Shqipërinë e re

Mesazhe të forta e thirrje për bashkim janë bërë në sheshin para Kryeministrisë, ku u mbajt edhe protesta e 55 kundër kryeministrit Edi Rama.

Gjatë fjalës së tij një protestues bëri thirrje që qytetarët të qëndrojnë të bashkuar dhe se vetëm në këtë mënyra bëhen tmerri i sistemit më të korruptuar.

“Qëndresa jonë 55 ditë po tregon se kur jemi bashkë çdo gjë është e mundur. Kur jemi bashkë jemi tmerri i sistemit më të korruptuar. Të gjithë bashkë, po vjen dita që kemi pritur, për 35 vite. Sot fjalimi i tij të vetmin që ekzaltoi ishte Taulant Balla dhe Zegjineja.

Mos harroni sa më shumë të jemi do të arrijmë qëllimet tona për një Shqipëri të re, për një Kushtetutë të re…Mos harroni të merrni këto mbeturina këtu e të marshojmë paqësisht sepse mbeturinat e tjera i kemi në Parlament”, tha ai.

“Jepi besën Ramës, të pasurohet Belinda e të ngrejë vila Zeqineja”- Pankartat pikante godasin kryeministrin: Edhe sa herë do na presësh në besë?

Në protestën e 55-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës, qytetarët kanë ironizuar me pankartat e tyre dokumentin e prezantuar sot nga kryeministri para grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

Rama tha se e ka pagëzuar “librin” me emrin “Besa” dhe sipas tij përfaqëson një reflektim të thellë për qeverisjen, me synimin që vendimet e qeverisë të mos përjetohen më nga qytetarët si “prerje në besë”.

Image

Por gjatë protestës së 55-të kundër qeverisë, qytetarët e kanë kthyer këtë term në objekt ironie përmes pankartave të tyre.

“Jepi besën Ramës që të pasurohet Belinda e të ngrejë vila Zeqineja?”, shkruhet në njërën prej pankartave, ndërsa një tjetër pyet: “O Ramzi, sa herë ende do të na presësh në besë?”.

Image

 “A mund të flasë besëpreri për besën?”, “55 ditë. Sa më shumë presion, aq më shumë vendosmëri” dhe “Nga vezët mund të pastroheni, nuk fshini dot korrupsionin”, janë disa prej mesazheve të tjera të shfaqura gjatë protestës.

Image

“Paketa e maleve më shkatërrimtarja”, qytetari: Të shfuqizohet menjëherë, Rama po shkel të gjitha ligjet e shtetit shqiptar

Mbahet sot protesta e 55 në Tiranë kundër kryeministrit Edi Rama.

Shqiptarët kërkojnë njëzëri largimin e kryeministrit. Një qytetar në intervistë për gazetarin Osman Stafa në “News24”, tha se ‘paketa e maleve” është nisma më shkatërrimtare që mund t’i ndodhë vendet.

“Paketa e maleve është më shkatërrimtarja që mund t’i ndodhë shtetit shqiptar. Edi Rama po shkel të gjitha ligjet e shtetit shqiptar. Ky ligj duhet të shfuqizohet menjëherë, duhet thënë se ky është ligj më shkatërrimtar. Ne vuajtëm me 7501”, tha ai.

Revolta e 55 kundër Ramës! Pas organizimit në sheshin “Skënderbej”, protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë

Mbahet sot protesta e 55 në Tiranë kundër kryeministrit Edi Rama.

Pas organizimit në sheshin “Skënderbej”, qytetarët kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë.

Shqiptarët kërkojnë njëzëri largimin e kryeministrit Edi Rama, të cilin e akuzojnë për vjedhje e korrupsion.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat