56 ditë protestë madhështore/ Dorëheqja e Ramës kërkesa e panegociueshme e shqiptarëve! Komisariati 3 ‘pushtohet’ nga qytetarët, thirrje për lirimin e protestuesve të ndaluar

Shqipëria

56 ditë protestë madhështore/ Dorëheqja e Ramës kërkesa e panegociueshme e shqiptarëve! Komisariati 3 ‘pushtohet’ nga qytetarët, thirrje për lirimin e protestuesve të ndaluar

Më: 25 korrik 2026 Në ora: 22:55
Pamje nga protesta

Rezistenca qytetare në Tiranë vijon me protestëne 56-të kundër Ramës.

Mijëra protestues mbërritën në Komisariatit nr. 3, ku kërkojnë lirimin e protestuesve të ndaluar, pas tubimit para Kuvendit.

Gjatë marshimit janë dëgjuar thirrje kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, mes tyre edhe slogani “Arrestoni Ramën”.

“Lironi shqipet”.

Tubimi i sotëm u zhvillua si pjesë e protestave të përditshme kundër qeverisë, ndërsa pjesëmarrësit kanë deklaruar se do të vijojnë aksionin qytetar deri në realizimin e kërkesave të tyre politike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat