Vijojnë zjarret në Mallakastër, flakët prekin kodrat e Visokës. Tymi mbulon zonën me bimësi

Shqipëria

Vijojnë zjarret në Mallakastër, flakët prekin kodrat e Visokës. Tymi mbulon zonën me bimësi

Më: 2 gusht 2026 Në ora: 19:42
Zjarret në Mallakastër

Zjarri ka përfshirë mesditën e sotme zonën e Visokës në Mallakastër, ku flakët janë përhapur me shpejtësi në një sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre, pranë rrugës kryesore.

Vatra e zjarrit është aktivizuar në një terren kodrinor, duke vështirësuar ndërhyrjen e ekipeve zjarrfikëse.

Forcat e emergjencës kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve.

Terreni i thyer dhe përhapja e shpejtë e zjarrit kanë bërë që ndërhyrja të jetë e vështirë për ekipet në terren, të cilat vijojnë operacionin për të shmangur zgjerimin e mëtejshëm të vatrës.

Deri në këto momente nuk raportohen dëme në banesa apo persona të lënduar, ndërsa puna vijon për neutralizimin e plotë të zjarrit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat