“Do protestojmë derisa të ikë Edi Rama”- Qytetarja në ditën e 64 të tubimit kundër qeverisë: Pensionet janë të ulëta, çmimet të larta!

Shqipëria

“Do protestojmë derisa të ikë Edi Rama”- Qytetarja në ditën e 64 të tubimit kundër qeverisë: Pensionet janë të ulëta, çmimet të larta!

Më: 2 gusht 2026 Në ora: 20:30
Pamje nga protesta

Një qytetare që merr pjesë në protestën e mbajtur kundër kryeministrit Edi Rama ka deklaruar se do të vijojë protestën deri në largimin e tij nga detyra.

Në ditën e 64 të protestës, ajo tha se arsyet kryesore të pakënaqësisë lidhen me vështirësitë ekonomike, pensionet e ulëta dhe rritjen e çmimeve.

“Protestojmë që Rama të dorëhiqet sa më parë. Pensionet janë të vogla, çmimet janë shumë të shtrenjta.

Ilaçet i marrim veresi. Unë 150 mijë lekë marr, ku ti çoj më parë këtu lekët?

Edi Rama të ikë sa më parë, mos të na lodhë ne”, tha qytetarja, e cila theksoi se “do protestojmë derisa të ikë Edi Rama”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat