65 ditë në rrugë, qytetarët i lënë Ramës mesazhin gjigant në shesh

Shqipëria

65 ditë në rrugë, qytetarët i lënë Ramës mesazhin gjigant në shesh

Më: 3 gusht 2026 Në ora: 08:12 Përditësuar në ora: 08:10 më 03.08.2026
Pamje nga protesta

Sot shënohet dita e 65-të e protestës, qytetarët nuk dorëzohen: Rama të japë dorëheqjen

Sot shënohet dita e 65-të e protestës qytetare, e cila vijon prej më shumë se dy muajsh me pjesëmarrjen e mijëra qytetarëve nga e gjithë Shqipëria.

Ashtu si çdo ditë, protestuesit pritet të mblidhen fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, për të vijuar më pas marshimin drejt godinës së Kryeministrisë, ku do të kërkojnë edhe një herë plotësimin e asaj që e cilësojnë si kërkesën e tyre të panegociueshme.

Sipas organizatorëve, protesta do të vazhdojë deri në realizimin kërkesave, dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, largimin e qeverisë së tij dhe ndryshimin e klasës politike në vend.

Protestuesit theksojnë se lëvizja e tyre është qytetare dhe se do të vijojë çdo ditë, duke bërë thirrje për pjesëmarrje sa më të gjerë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat