E rëndë në Orikum, 67-vjeçari nga Fieri bie nga lartësia, detajet e para

Shqipëria

E rëndë në Orikum, 67-vjeçari nga Fieri bie nga lartësia, detajet e para

Më: 19 gusht 2026 Në ora: 11:12
Policia

Një 67-vjeçar është rrëzuar nga lartësia në Orikum, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes.

Lajmi konfirmnohet për BalkanWeb nga gazetari Agron Brataj.

Sipas informacioneve paraprake, bëhet fjalë për Lumturim Qerimin, banues në Fier, i cili si pasojë e rënies ka pësuar trauma në kokë.

I moshuari është transportuar për ndihmë mjekësore, ndërsa nuk ka ende të dhëna të plota mbi gjendjen e tij shëndetësore.

Policia dhe grupi hetimor kanë nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat