Aksident në aksin Peshkopi–Bulqizë/ Dy persona të plagosur

Shqipëria

Aksident në aksin Peshkopi–Bulqizë/ Dy persona të plagosur

Më: 19 gusht 2026 Në ora: 12:23
Fotoilustrim

Një aksident rrugor është raportuar në aksin nacional Peshkopi–Bulqizë, në vendin e quajtur “Pishat”, në Fushë-Bulqizë.

Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë plagosur dy persona.

Fillimisht, në vendngjarje u raportua se një grua ishte gjetur e shtrirë në mes të rrugës, ndërsa ende nuk janë të qarta rrethanat e aksidentit dhe nëse ajo ishte këmbësore apo pasagjere.

Në vendngjarje kanë mbërritur ambulanca dhe shërbimet e Policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Nuk ka ende informacion të detajuar për gjendjen shëndetësore të të plagosurve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat