PD mbledh Këshillin Kombëtar më 27 gusht, zbardhet rendi i ditës

Shqipëria

PD mbledh Këshillin Kombëtar më 27 gusht, zbardhet rendi i ditës

Më: 20 gusht 2026 Në ora: 14:54
Fotoilustrim

Partia Demokratike do të mbledhë Këshillin Kombëtar më 27 gusht, në orën 18:00, në selinë e saj.

Sipas njoftimit drejtuar anëtarëve të Këshillit Kombëtar, mbledhja do të ketë në rend dite paraqitjen dhe miratimin e platformës për modernizimin e brendshëm të Partisë Demokratike, si dhe të infrastrukturës së saj digjitale.

Në njoftim, anëtarëve u kërkohet të marrin masat e nevojshme për të qenë të pranishëm në mbledhje.

Rendi i ditës:

Paraqitja dhe miratimi i platformës për modernizimin e brendshëm dhe infrastrukturës digjitale të PD-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat