Dita e 84-t e protestës/ Marshimi në rrugët e Tiranës nis mes tensionit, dy zonja nuk lejohen të flasin në megafon

Shqipëria

Dita e 84-t e protestës/ Marshimi në rrugët e Tiranës nis mes tensionit, dy zonja nuk lejohen të flasin në megafon

Më: 22 gusht 2026 Në ora: 21:52
Pamje nga protesta

Protesta e 84-t ka hyrë në një fazë të re, teksa qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës, ndërsa në momentet e para janë shënuar edhe tensione mes pjesëmarrësve.

Dy gra morën megafonin për të folur para protestuesve, por u kundërshtuan nga një pjesë e turmës. Në të njëjtën kohë, një prej organizatorëve sinjalizoi nisjen e marshimit, duke bërë që vëmendja të zhvendosej drejt lëvizjes së protestuesve.

Situata u shoqërua për pak momente me debat mes pjesëmarrësve, përpara se gjendja të qetësohej dhe protesta të vijonte me marshimin në rrugët e kryeqytetit.

Burime paraprake bëjnë me dije se dy gratë që tentuan të merrnin fjalën janë pjesë e grupimit të Flamingove. Protestuesit vijojnë tashmë marshimin, ndërsa pritet që tubimi të zhvendoset në vijim drejt Kryeministrisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat