Mbi një dekadë kthimin e tyre, 84-vjeçari ndërron jetë pa parë 5 nipërit e mbetur në Siri

Shqipëria

Mbi një dekadë kthimin e tyre, 84-vjeçari ndërron jetë pa parë 5 nipërit e mbetur në Siri

Më: 23 gusht 2026 Në ora: 10:55
Dylber Shuli

Dylber Shuli, 84 vjeçari nga Zagorçani i Pogradecit, ka ndërruar jetë pa mundur të shohë 5 nipërit dhe mbesat e tij, të mbetur prej vitesh në kampet e Sirisë.

Për më shumë se një dekadë, Shuli kërkoi kthimin e tyre në Shqipëri dhe apeloi vazhdimisht në media për ndërhyrjen e shtetit.

Pavarësisht operacioneve të riatdhesimit të zhvilluara ndër vite, fëmijët e familjes Shuli nuk u kthyen.

Sot 84-vjeçari është ndarë nga jeta, pa mundur të realizojë dëshirën për të përqafuar nipërit dhe mbesat e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat