Protesta e 85-të kundër Ramës, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Shqipëria kërkon revolucion

Shqipëria

Protesta e 85-të kundër Ramës, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Shqipëria kërkon revolucion

Më: 23 gusht 2026 Në ora: 20:14
Pamje nga protesta

Pas organizimit te sheshi Skënderbej, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë.

Marshimi ka vijuar me thirrjet “Shqipëri e Re”.

Protestuesit theksojnë se kërkesa e tyre kryesore dhe e panegociueshme mbetet largimi i menjëhershëm i Edi Ramës nga detyra.

Platforma e tyre përfshin krijimin e një qeverie tranzitore me mandat 12-mujor për të përgatitur vendin për zgjedhjet e ardhshme, si dhe shfuqizimin e disa nismave ligjore që konsiderohen si të dëmshme e në kundërshtim me interesat e qytetarëve shqiptarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat