Arrestohet shtetasi i Shqipërisë, sulmoi zyrtarët policorë

Shqipëria

Arrestohet shtetasi i Shqipërisë, sulmoi zyrtarët policorë

Më: 25 gusht 2026 Në ora: 08:55
Fotoilustrim

Gjatë ditës së djeshme Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të Shqipërisë.

Kjo pasi që i njëjti dyshohet se në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht dy zyrtar policor brenda stacionit policor, të cilëve u ka shkaktuar lëndime dhe po ashtu ka dëmtuar edhe disa dollapë.

Zyrtarët e lënduar dhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa intervistimi i tij bëhet pas këndelljes nga dehja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat