Krimi tronditës në Lushnjë! Djali vrau me sëpatë nënën, plagosi rëndë babanë, familja Dalladaku hap dyert e mortit

Shqipëria

Krimi tronditës në Lushnjë! Djali vrau me sëpatë nënën, plagosi rëndë babanë, familja Dalladaku hap dyert e mortit

Më: 25 gusht 2026 Në ora: 09:59
Florioni

Familja Dalladaku ka hapur dyert e mortit pas ngjarjes së mbrëmjes së të hënës ku djali 45-vjeçar, Florioni ka masakruar me sëpatë prindërit.

Nga ngjarja ka mbetur e vdekur në vend e ëma, Fanije dhe është plagosur rëndë i ati Hasani.

Pasi i ka masakruar Florioni ka marrë makinën e të vëllait dhe është larguar, për t’u kapur më pas nga policia në Fier.

Familjarët e njohin si person me probleme të shëndetit mendor dhe kurohej prej vitesh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat