Zjarri në Shashicë ende problematik, ndërhyjnë emergjencat civile dhe forcat zjarrikëse

Shqipëria

Zjarri në Shashicë ende problematik, ndërhyjnë emergjencat civile dhe forcat zjarrikëse

Më: 25 gusht 2026 Në ora: 22:45
Zjarri në Shashicë

Zjarri në zonën e Shashicës vijon të mbetet problematik, ndërsa situata po monitorohet nga afër nga strukturat e emergjencave civile dhe forcat zjarrfikëse.

Ekipet në terren vijojnë ndërhyrjen për të vënë nën kontroll flakët dhe për të parandaluar përhapjen e zjarrit në sipërfaqe të tjera.

Sipas informacioneve nga terreni, vatra ndodhet në zonë malore dhe larg zonave të banuara. Për momentin nuk raportohet rrezik për banesat apo jetën e banorëve.

Forcat zjarrfikëse dhe emergjencat civile vijojnë të jenë të angazhuara në terren, ndërsa situata po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat