Një aksident me pasojë vdekjeje ka ndodhur pasditen e kësaj të enjteje në aksin rrugor Fushë-Krujë-Borizanë.
Sipas informacioneve paraprake, automjeti që drejtohej nga shtetasi Vath Leka, 62 vjeç, ka dalë nga rruga dhe është përplasur në oborrin e një banese dhe më pas ka përfunduar në një kanal.
Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën 62-vjeçari, i cili udhëtonte i vetëm në automjet.
Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Krujë/Informacion paraprak
Rreth orës 16:40, në aksin rrugor “Borizanë-Thumanë”, shtetasi V. L., rreth 62 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, i cili ka dalë nga rruga.
Për pasojë, drejtuesi i automjetit ka ndërruar jetë në spital.
Vijon puna nga grupi hetimor, për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.