Aksident në Selenicë, përplasen automjeti dhe furgoni, 6 persona të lënduar

Shqipëria

Aksident në Selenicë, përplasen automjeti dhe furgoni, 6 persona të lënduar

Më: 7 shtator 2026 Në ora: 14:46
Fotoilustrim

Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Gumenicë, në bashkinë Selenicë, ku një automjet është përplasur me një furgon pasagjerësh.

Si pasojë e përplasjes, gjashtë persona kanë mbetur të lënduar.

Të plagosurit po transportohen me autoambulanca drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, ku do të marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur edhe shërbimet e Policisë, të cilat po punojnë për dokumentimin e aksidentit dhe zbardhjen e rrethanave të përplasjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat