“Afera e Tigrave” – “Rreth 100 mln euro për TEC-et lundruese”, Bozdo: SPAK të sekuestrojë dosjet dhe të ndalojë tenderin e ri 20 mln euro

Shqipëria

“Afera e Tigrave” – “Rreth 100 mln euro për TEC-et lundruese”, Bozdo: SPAK të sekuestrojë dosjet dhe të ndalojë tenderin e ri 20 mln euro

Më: 10 shtator 2026 Në ora: 10:47
Nënkryetari i Komisionit të Ekonomisë, Eno Bozdo

Nënkryetari i Komisionit të Ekonomisë, Eno Bozdo, i ka kerkuar SPAK te veproje menjehere për aferën e TEC-eve lundruese, të njohura si “Tigri 1 dhe 3”.

Bozdo, denoncoi faktin që ERE ka pezulluar procedurën për rilicencimin e dy TEC-eve por pavarësisht kësaj KESH ka hapur një tender të ri rreth 20 milionë euro për operimin dhe mirëmbajtjen e tyre për dy vitet e ardhshme, edhe pse ato nuk kanë punuar asnjë ditë.

“Çfarë prove tjetër pret SPAK-u për të vepruar?”, deklaroi Bozdo.

Duke kërkuar sekuestrimin e menjëhershëm të të gjithë praktikës shkresore, anulimin e tenderit të ri dhe publikimin e plotë të kontratave të qirasë, të cilat, sipas tij, janë mbajtur të fshehta nën justifikimin e “sekretit tregtar”, tha Bozdo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat