Reshjet e dendura “përmbytin” Elbasanin, rrugët mbushen me ujë dhe vështirësohet qarkullimi

Shqipëria

Reshjet e dendura “përmbytin” Elbasanin, rrugët mbushen me ujë dhe vështirësohet qarkullimi

Më: 12 shtator 2026 Në ora: 15:57
Foto nga vendi i ngjarjes

Qyteti i Elbasanit është përfshirë nga reshje të dendura shiu gjatë rreth 30 minutave, duke shkaktuar probleme në disa akse rrugore dhe vështirësi në qarkullimin e automjeteve.

Intensiteti i lartë i reshjeve ka sjellë grumbullim të ujit në rrugë, ndërsa janë evidentuar probleme me sistemin e kanalizimeve.

Në disa zona, sasia e madhe e ujit ka vështirësuar ndjeshëm kalimin e automjeteve.

Reshjet e dendura kanë krijuar situatë të rënduar në rrugët e qytetit, ndërsa mbetet për t’u parë nëse problematikat do të përshkallëzohen në rast të vijimit të reshjeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat