Partia Demokratike kërkon ngritjen e një Komisioni Hetimor për veprimtarin e kompanisë shtetërore KAYO. I ftuar në Neës24, Balliu tha se nëse miratohet ngritja e komisionit, gjithcka do të nisë me VKM-në e firmosur nga Belinda Balluku, nëse plotësoheshin apo kriteret për ngritjen e kompanisë.
Po ashtu, Balliu tha se do të diskutohet edhe për largimin në mënyrë të dhunshme të News24, media e cila po denonconte aferat korruptive.
“Gjithçka fillon me VKM e Belinda Ballukut, aty shikohen kriteret, që aty fillon hetimi nëse janë ndjekur kriteret për krijimin e KAYO-s. Aty do diskutohet edhe per vjedhjen e Neës24, ishte një media që po ngrinte këto pikëpyetje dhe i qëlloi kësaj mediat që të largohet dhunshëm, duke i marrë dhe dosjet e emisionit Vetting që po merresh në atë kohë”, tha Balliu.
Deputeti i PD po ashtu deklaroi se Belinda Balluku dhe Ron Yeffet para një muaj kanë drekuar së bashku, ndërsa shtoi se “këto duhen arrestuar”.
“Ron Yeffet kërkon të marrë edhe aeroportin e Vlorës. Pra është një njeri që është kudo. Belinda Balluku vetëm një muaj më parë ka qenë duke drekuar me Ron Yeffet tek kulla tek stadiumi. Njeriu që ja ka dhënë KAYO-n drekonte me të, për çfarë drekonte? Drekon me atë që i ka dhënë tender. Ti i ke dhënë prodhimin e armëve pa garë, pa tender”, tha ndër të tjera Klevis Balliu.