Rreth 25 persona të arrestuar gjatë protestës para Parlamentit, qytetarët vijojnë qëndresën te Komisariatit Nr. 1: Arrestoni Ramën!

Shqipëria

Rreth 25 persona të arrestuar gjatë protestës para Parlamentit, qytetarët vijojnë qëndresën te Komisariatit Nr. 1: Arrestoni Ramën!

Më: 17 shtator 2026 Në ora: 23:14
Protesta në Tiranë

Rreth 25 persona të arrestuar gjatë protestës së zhvilluar para Parlamentit vijojnë të mbahen në qeli, ndërsa qytetarët kanë vazhduar qëndrimin e tyre para Komisariatit Nr. 1.

Protestuesit janë mbledhur para godinës në mbështetje të personave të ndaluar gjatë protestës së sotme, duke kërkuar lirimin e tyre.

Gjatë qëndrimit para komisariatit janë dëgjuar thirrje kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

“Arrestoni Ramën!”, kanë brohoritur qytetarët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat