Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, përplasen dy automjete në Labinot Fushë

Shqipëria

Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, përplasen dy automjete në Labinot Fushë

Më: 18 shtator 2026 Në ora: 13:44
Fotoilustrim

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të premte në aksin Elbasan-Librazhd, në zonën e Labinot Fushës. Sipas të dhënave paraprake, dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, ndërsa nga aksidenti janë shkaktuar dëme materiale.

Deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar si pasojë e përplasjes.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po punojnë për dokumentimin e aksidentit dhe përcaktimin e rrethanave dhe shkaqeve të përplasjes.

Ndërkohë, autoritetet kanë marrë masat për menaxhimin e situatës dhe normalizimin e qarkullimit në këtë segment rrugor. Grupi hetimor po vijon verifikimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat