Sot dita e 115-të e protestës, qytetarët mblidhen sërish para Kryeministrisë: Nuk largohemi deri në dorëheqjen e Ramës!

Shqipëria

Sot dita e 115-të e protestës, qytetarët mblidhen sërish para Kryeministrisë: Nuk largohemi deri në dorëheqjen e Ramës!

Më: 22 shtator 2026 Në ora: 08:03
Fotoilustrim

Qytetarët do të mblidhen sot për të 115-tën ditë në sheshin përpara Kryeministrisë për të kërkuar dorëheqjen dhe largimin e Edi Ramës.

Ata kanë shprehur vendosshmëri se nuk do të heqin dorë nga lëvizja e tyre derisa të bëjnë të mundur rrëzimin e qeverisë, dhe ndryshimin e sistemit.

Protesta pritet të vijojë me grumbullimin e qytetarëve fillimisht në sheshin “Skënderbej”, marshimin drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, fjalimet që mbahen para godinës së Kryeministrisë dhe më pas marshimin në rrugët e Tiranës.

Një ditë më parë, krahas largimit të Ramës, ata artikuluan gjithashtu edhe heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut si deputete pasi një eurodeputete e shprehu qartë shqetësimin e BE-së në lidhje me faktin se maxhoranca pengoi SPAK disa muaj më parë, kur iu drejtua Kuvendit për arrestimin e saj.

“Rama jep dorëheqjen”, “Ju erdhi fundi”, “Arrestoni Ramën”, “Arrestoni Ballukun”, “Arrestoni Berishën” apo “Shqipëria po bën revolucion”, “Nuk na përfaqësoni” janë disa nga thirrjet që kanë karakterizuar protestën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat