Aksident me dy të plagosur në aksin Vlorë-Orikum, përplasen dy automjete në Jonufër

Shqipëria

Aksident me dy të plagosur në aksin Vlorë-Orikum, përplasen dy automjete në Jonufër

Më: 24 shtator 2026 Në ora: 20:07
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjteje në Jonufër të Vlorës.

Sipas raportimeve, dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën, një makinë e tipit “Volkswagen Golf”, që vinte nga Orikumi në drejtim të Vlorës, dhe një makinë e tipit “Benz”, që udhëtonte nga Vlora në drejtim të Orikumit.

Si pasojë e përplasjes janë lënduar pasagjerja dhe shoferi i njërit prej mjeteve.

Ata  janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat