​Trafik droge nga Shqipëria drejt Greqisë, arrestohen burrë e grua, sekuestrohen rreth 91 kg

Shqipëria

​Trafik droge nga Shqipëria drejt Greqisë, arrestohen burrë e grua, sekuestrohen rreth 91 kg

Më: 27 shtator 2026 Në ora: 17:20
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një tentativë për trafikimin e rreth 91 kilogramëve kanabis drejt Greqisë është goditur në pikën kufitare të Kakavijës.

“Gjatë kontrolleve intensive, me përdorimin e mjeteve logjistike bashkëkohore, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura në brendësi të një furgoni rreth 88 pako me lëndë narkotike të dyshuar cannabis, me peshë totale rreth 91 kilogramë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shqipërisë.

Në pranga u vunë drejtuesi i mjetit, K. A., 28 vjeç, dhe pasagjerja B. A., 25 vjeçe, të dy banues në Tiranë dhe bashkëshortë.

“Kontrollet e shtuara të Policisë Kufitare, bazuar në analizën e riskut, çuan në kalimin e një furgoni në kontroll të detajuar me skaner dhe më pas në vijën e dytë”, thuhet në njoftim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat